Pas zhvillimeve në vend dhe kidnapimit të tre policëve brenda territorit të Kosovës sot do të mblidhet Këshilli i Sigurisë.
Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në territorin e Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.
Ndërkaq, Kryeministria ka bërë të ditur se në ora 08:30, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë për media. /Telegrafi/