Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, është mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme e Shtabit Emergjent, ku u diskutua për gjendjen e krijuar pas vërshimeve që ndodhën ditën e djeshme.
Situata u vlerësua se është nën kontroll, por që ekipet kujdestare janë në gjendje gatishmërie në rast se do të ketë nevojë për intervenim.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, tha se ditën e djeshme situata është menaxhuar në mënyrë të mirë. Ai potencoi se përveç dëmeve materiale nuk ka pasur viktima, qytetarë të lënduar e as nevojë për të evakuuar qytetarët.
Në këtë takim u bë e ditur se për sot dhe nesër shkollat dhe çerdhet do të jenë të mbyllura, për shkak të situatës së paraqitur në terren.
Shtabi Emergjent diskutoi edhe për masat preventive që do të ndërmerren, si dhe për procesin e vlerësimit të dëmeve që janë shkaktuar.
Numrat Kontaktues:
049-115-559
044-196-814
045-398-969