Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Matoshi ‘godet’ kryeministrin: Kurti nëse s`e dëgjon Amerikën, ai ka rënë në kurthën e ndikimit ruso-serb

    06/06/2023 | 16:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Diplomati i lartë nga Amerika, Grabriel Escobar për herë të parë publikisht ka pranuar se raportet SHBA- Kurti nuk janë në nivelin më të duhur, raporton Gazeta Blic.

    Madje ai ka dhënë ultimatum shefit të Qeverisë që deri nesër të jap një përgjigje për gjendjen në veri dhe kërkesat e SHBA-ve dhe BE-së.

    Çka do të thotë kjo sipas analistit Halil Matoshi?

    Matoshi në një përgjigje për Gazeta Blic ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës në rast se nuk dëgjon këshillat dhe kërkesat e SHAB dhe BE-, Kurti ka rënë në kurthën e ndikikimit ruso – serb.

    “Tashti jemi në tetik: ose i dëgjomë këshillat dhe plotësojmë kërkesat e amerikanëve ose dëshmojmë se po ndërrojmë kursin, pra nëse Kurti ngul këmbë dhe u thotë jo ShBA-së, kjo është kryedëshmia se ai, duke mos ditë me i lexu e zbërthye mesazhet diplomatike e situatat gjeopolitike ka rënë në kurthin që i është ngehur nga ndikimi ruso-serb!?”, tha Matoshi

    Madje ai është kthyer aq larg sa ka përmendur vitin 1986 kur SHBA votuan një rezolutë për Kosovën.

    Sipas Matoshit që nga ajo kohë raportet SHBA – Kosovë kurrë nuk kanë qenë më të ulëta.

    “Kurrë që nga viti i largët 1986 kur është votuar Rezoluta e parë në Kongresin amerikan, e që dënonte shkeljen brutale të te drejtave të njeriut në Kosovë nga shteti jugosllav, marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në, nuk kanë qenë në pragun më të ultë se sot. Për këto 37-vjet, që ShBA e mbron Kosovën, asnjëherë nuk ia ka qitë keq, saherë e ka dëgjua garantuesin e lirisë sonë. Dmth Kosova po renditet në mesin e atyre pak shteteve që janë nën sanksionet amerikane dhe së dyti, Kurti është i pari lider kosovar nën ultimatum! Termi ultimatum shoqërohet me një intimacion se refuzimi do të konsiderohet prishje e marrdhënieve ndërmjet shtetesh ose shtetesh e organizatash globale”, tha ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    • Punimet në rrjet: Këto lokalitete të Vushtrrisë mbesin pa rrymë nesër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.