Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Maliqi: Teoria pse Perëndimi po e mbështet Vuçiqin është më e thjeshtë

    16/06/2023 | 09:42
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Analisti Agon Maliqi në një postim në Twitter ka shkruar se Perëndimi po i jep mbështetje Vuçiqit për t’a qetësuar opinionin më të gjerë serb.

    “Një pjesë e mbështetjes mund të jenë transaksionale për shkak të armëve të Ukrainës. Por kjo është më shumë një përpjekje për të qetësuar opinionin më të gjerë publik serb të shqetësuar nga implikimet e kolapsit të Rusisë: “Ne mund t’ju mbrojmë!”, ka theksuar Maliqi.

    Tutje ai me këtë e ndërlidh edhe deklaratën e Derek Chollet në Kongres.

    “Mendoj se kjo është ajo që donte të thoshte Chollet kur u pyet në Kongres për korrupsionin e Vuçiqit dhe tha: “Ne po provojmë diçka!” Vuçiq mbetet i dobishëm për të “zgjidhur Kosovën”, por ai politikisht është një njeri i vdekur që ecën. Pra, qasja është më shumë si “përqafimi i tij deri në vdekje”, thekson Maliqi.

    Në këtë kontekst Maliqi përmend edhe protetat në Serbi duke thënë se Perëndimi i mbështet ato derisa Kremlini i jep mbështetje Vuçiqit me narrativat për Maidanin( protestat në Ukrainë të vitit 2014).

    “Kjo i bën ngjarjet në Kosovë edhe më interesante pasi ato qartazi i shkojnë për shtati Vuçiqit/ Kremlinit për të mos “zgjidhur Kosovën” dhe për t’i dobësuar protestat”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    • Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani
    • Edhe një përpjekje tjetër nesër, kuvendi lëshon njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive
    • Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
    • AKB-ja kundër detyrimit të kompanive që të furnizohen nga tregu i hapur i energjisë deri pesëfish më shtrenjtë se nga KEK-u
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.