Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Maliqi: Rryma turbo-popullisto-sovraniste është e padepërtueshme nga arsyeja

    02/06/2023 | 11:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Që nga e premtja e kaluar, raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dëmtuar si asnjëherë më parë. Kjo pasi që kryeministri Albin Kurti kishte vendosur që kundër këshillës amerikane të dërgojë kryetarët e rinj në objektet e komunave në veri me përcjellje të forcave speciale. Këtë Kurti e kishte bërë me arsyetimin e po ndjek ligjin, ndërkohë që përkrahës të tij, brenda partisë por edhe në rrjete sociale, shprehinin përkrahje pa kushte, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së. Thonin se kështu shtrihet sovraniteti dhe portretonin kryeministrin Kurti si lider të pagabueshëm.

    Gjithë kjo sitautë të krijuar, analistit politik Agon Maliqi ia kujton lëvizjet e viteve 80-90 në Serbi me tubimet e Sllobodan Millosheviqit dhe lëvizjet populliste perëndimore si “QAnon” që slogan kryesor e kanë pasur “Ku shkon një, shkojmë të gjithë”.

    Ky fenomen sipas Maliqit i ngjanë një shpërthimi kolektiv shpirtëror e fetar dhe është i padepërtueshëm prej arsyes. Ai thotë se në qendër është kulti i liderit shpëtimtar dhe i pagabueshëm që ka rënë në tokë për të na spastruar nga mëkatet dhe padrejtësitë.

    Shtyllë përkrahëse, Maliqi thotë se janë ata që i quan si intelektualë digjital, apo “komandant tastaturat”. Maliqi thotë se këtop turma janë të padepërtueshme nga zhvillimet e realitetit. Sipas analistit politik, sa më shumë dështon, turmat e tilla aq më shumë viktimizohen dhe i përjetojnë humbjet si fitore.

    Maliqi thotë se rezultatet s’kanë rëndësi, meqë ky ësht ënjë përjetim fetar dhe se e rëndësishme është përmbushja shpirëtrore.

    Ai tutje shtons e çdo zhvillimet që bie ndesh me parashikimet e tyre, interpretohet si vërtetim i një “konsipracioni të ri të madh”, e sipas Maliqit, konspiracioni dhe viktimizimi është racionalizmi psiqik më I lehtë për dështakun.

    Shkrimi i plotë:

    Rryma jone turbo-popullisto-sovraniste ta kujton si fenomen “dogadjanje naroda” te serbeve ne vitet 80-90, apo levizjet populliste perendimore te dekades se fundit te tipit “Tea Party” apo “QAnon”.

    Fenomeni ne thelb i ngjan nje shperthimi kolektiv shpirteror fetar dhe eshte i padepertueshem prej arsyes. Ne qender eshte kulti i liderit shpetimtar dhe te pagabueshem qe ka ra ne toke me na spastru prej mekateve dhe padrejtesive. Ai eshte objekti hipnotizues i dashurise qe e ka shpjegimin dhe zgjidhjen. Personazhi i cili mbi te gjitha na zhvesh prej pergjegjesise se lodhshme per me mendu.

    Ne shtyllat mbajtese te fese se re jane intelektualet digjitale, apo komandant tastaturat, apo apostujt. Sa ma medioker intelektualisht dhe te dobet psiqikisht, aq ma te bindur ne aftesite e tyre dhe aq me te zhytur, te dehur dhe zvetenuar brenda turmes se like-ave nga kori brohorites – te margjinalizuarit dhe besimtaret e rendomte qe ndihen te fuqizuar nga besimi i ri.

    Turma e tille fetare eshte a padepertueshme prej zhvillimeve te realitetit. Sa ma shume deshton, aq ma shume viktimizohet dhe i perjeton humbjet si fitore. Rezultatet nuk kane rendesi. Sepse ky eshte nje perjetim fetar dhe e rendesishme eshte permbushja shpirterore. Cdo zhvillim qe bie ndesh me parashikimet riinterpretohet si vertetim i nje “konspiracioni te ri madh”. E konspiracioni dhe viktimizimi eshte racionalizimi psiqikisht me i lehte per deshtakun.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    • Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani
    • Edhe një përpjekje tjetër nesër, kuvendi lëshon njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive
    • Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.