Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Limaj: Rezoluta 1244 po riaktualizohet në veri

    08/06/2023 | 22:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Rezoluta 1244, sipas kryetarit të Nismës Socialdemokrate, është duke u riaktualizuar në veri të Kosovës, e sipas tij fajtor është kryeministri Albin Kurti, për shkak të politikave të tij të gabuara.

    Limaj në “Debat Plus”, tha se kjo rikthimi i kësaj rezolute është platformë ruso – serbe.

    “Deklarata Daciq Lavrov, thonë se objektivi është të kthehet rezoluta 1244, në Kosovë. Kjo është platforma ruso-serbe, rikthimi i rezolutës, që përpjekja jonë dhe i partnerëve që me heqë njëherë e mirë, kjo po na riaktualizohet në veri. Pamjet e KFOR-it, flasin. Me çfarë autorizimi hyn KFOR-i në Mitrovicë, vetëm me rezolutë 1244”, ka thënë ai.

    Tutje, ai e përmendi edhe ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, ku sipas tij emisari i UNMIK-ut ka pasur të drejtë ta shpallë pavarësinë të pavlefshme, por që sipas tij këtë gjë nuk e kanë lejuar miqtë ndërkombëtarë të Kosovës.

    “Çështjen e sigurisë e ka marrë KFOR-i me kompetenca, me çfarë mandati? Me rezolutën 12 – 44 . A e dini sa puna është bërë që shefi i UNMIK-ut që të mos shfaqej në Prishtinë ditën kur do të shpallej pavarësia. Këta miq tanë sa kanë bërë përpjekje atë ditë, çfarë do të ndodhtë që emisari i UNMIK-ut ta bënte të pavlefshme, a e dini që ka mundur ta bëjë. U zhduk ai, si u zhduk nga shkoi? Sepse partnerët tanë u interesuan të na japin pavarësinë”, tha ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse
    • Vetëvendosje vazhdon me Haxhiun në seancën e 20-të, partitë tjera kërkojnë tjetër emër
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    • Çitaku, Vokrrit të VV-së: Kur sheh deklarata të tilla e kupton pse Kosova sot është më e izoluar se kurrë më parë
    • Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.