Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kusari-Lila për kidnapimin e policëve: Shtrirje e ndërhyrjes së dhunshme të Serbisë në Kosovë

    14/06/2023 | 16:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar lidhur me kidnapimin e tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Kosovës nga policia serbe.

    Kusari-Lila në reagimin e saj ka thënë se kjo është shtrirje e ndërhyrjes së dhunshme të Serbisë në Kosovë, pas ngjarjeve të fundit në veri.

    Ajo gjithashtu ka kërkuar reagim nga komuniteti ndërkombëtar.

    “Tre policë kufitarë të Kosovës janë rrëmbyer sot brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe. Kjo është një shtrirje e ndërhyrjes së dhunshme të Serbisë në Kosovë pas ngjarjeve në veri. Vetëm agresori në këto ngjarje të dhunshme banon në Beograd dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë në përputhje me rrethanat”, ka shkruar shefja e deputetëve të LVV-së në Twitter.

    Tre zyrtarë policorë kufitar janë kidnapuar këtë të mërkurë në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Kosovës.

    Policia ka njoftuar se ata dyshohet që janë kidnapuar nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

    Në mediat serbe janë publikuar edhe pamje të momentit kur policët kosovarë janë prangosur nga policia serbe.

    E Telegrafi mëson se tre zyrtarët policorë të Kosovës janë kidnapuar nga Njësia serbe “Kobra”./Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
    • Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
    • Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën
    • Arbër Vokrri shkarkohet nga pozita e zv.ministrit, pasi akuzoi ndërkombëtarët se nxitën trazira në veri
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.