Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti: U futa në dialogun me Serbinë sepse organizohet nga BE-ja

    09/06/2023 | 15:37
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Dubrovnik të Kroacisë ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, dialog në të cilin kishte thënë se s’përfshihet pa u plotësuar disa kushte. Këtu kishte përmendur kërkimfaljen nga Serbia për krimet e kryera në Kosovë, ndërrimin e Kushtetutës nga Serbia, kthimin e të pagjeturve, pagimin e dëmeve të luftës dhe pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

    Megjithatë Kurti pas uljes në karrigen e kryeministrit të vendit është përfshirë në procesin e negociatave me Serbinë. Kishte thënë se do ta ketë diku poshtë në listën e prioriteteve, derisa përgjatë këtyre dy viteve i është shndërruar në top-prioritet, sidomos muajve e ditëve të fundit.

    Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se është përfshirë në procesin e bisedimeve me Serbinë sepse lehtësimi i bisedimeve organizohet nga Bashkimi Evropian. Këto deklarime Kurti i ka bërë gjatë një samit në Dubrovnik të Kroacisë.

    “Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe të ardhmes që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Kurti duke shtuar se i është bashkuar dialogut me Serbinë sepse ai “organizohet nga Bashkimi Evropian, që është lehtësues i bisedimeve”, citon Radio Televizioni i Kroacisë, transmeton Gazeta Express.

    Një deklaratë e tillë e kryeministrit Albin Kurti vjen në një moment mjaft delikat ku gjendet procesi i negociatave, pas ngjarjeve të fundit në veri dhe pas acaraimit të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti krejt indiferent ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Kush ia ‘shkuli veshin’ sipas Visar Ymerit?
    • Tragjedi në Prizren – vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës
    • Sali Berisha pezmatohet nga Exit Poll i Haxhiut: Batoni, gënjeshtar i gatshëm
    • Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren
    • AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.