Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti takon koordinatoren e OKB-së në Kosovë, konfirmohet gatishmëria për thellim bashkëpunimi

    02/06/2023 | 20:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

    Gjatë takimit është biseduar rreth bashkëpunimin të ngushtë me UNKT, ndërkohë që është rikonfirmuar gatishmëria për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi si dhe tejkalimit të sfidave të përbashkëta, njofton Klan Kosova.

    “Spence përsëriti gatishmërinë e 17 agjencive të Kombeve të Bashkuara që janë të pranishme në Kosovë për të mbështetur synimet e Qeverisë së Kosovës dhe vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm, i cili ka rezultuar që Kosova të ketë projekte të përbashkëta me organizatat e Kombeve të Bashkuara në vlerë deri në 46 milionë dollarë vitin e kaluar”.

    “Në takim u bisedua edhe për mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit. Në veçanti, Spence theksoi gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të mbështetur iniciativat të Qeverisë për arsimin gjithëpërfshirës dhe paqebërës, dhe ndau rezultatet e analizës së UNDP-së për nevojat e familjeve të prekura nga përmbytjet”.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, pjesë e bisedimeve gjatë këtij takimi me Kurtin ka qenë edhe diskutimi i mënyrave me të cilat mund të punojnë agjencitë e OKB-së bashkë me qeverinë në mbështetje të fermerëve të vegjël të prekur nga përmbytjet.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.