Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti: Në vendngjarje janë gjetur pranga plastike e gjurmë të çizmeve të huaja në drejtim të Serbisë

    15/06/2023 | 09:25
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se në vendin e ngjarjes ku janë kidnapuar tre policë të Kosovës kanë qenë edhe KFOR-i dhe Policia e Kosovës.

    Ai tha se në vendngjarje janë gjetur gjurmë të çizmeve të huaja e në drejtim të Serbisë, teksa tha se është i befasuar me heshtjen e faktorëve ndërkombëtarë për tolerancën ndaj veprimeve të Serbisë.

    “Në vendin e ngjarjes, kanë qenë KFOR-i e Policia e Kosovës. Aty janë gjetur gjurmët e çizmeve të huaja e në drejtim të Serbisë. Por, janë gjetur edhe prangat lidhëse të plastikës. Pra, si është e mundur që ata pretendojnë se janë arrestuar në Serbi, kur lidhëset e plastikës si pranga janë gjetur në vendin ku po themi ne, 1 kilometër brenda territorit të Kosovës”.

    “Serbia s’ka ndryshuar në qëllime, synime e apetite. Nuk është se po na befason me sjelljen e saj, por ajo çka është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë e cila vazhdimisht kërkon pretekste për eskalim, e kur nuk ka atëherë është e gatshme dhe e aftë t’i krijojë ato”, tha Kurti, njofotn Klankosova.tv.

    Tutje, Kurti tha se vazhdon të jetë i habitur me faktin që KFOR-i ende s’ka dalë zyrtarisht me deklaratë, ndonëse ka qenë në vend të ngjarjes.

    “Cili është kuptimi që të nesërmen e një ngjarjeje që ishte në mesditë, KFOR-i s’del me njoftim zyrtar se ku është ky vend. Ky vend qartazi është në Kosovë. Edhe automjeti, edhe ushqimi që kanë ngrënë policët, gjithçka është thellë në Kosovë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    • Punimet në rrjet: Këto lokalitete të Vushtrrisë mbesin pa rrymë nesër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.