Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti kujton fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës – plagët janë të njoma

    01/06/2023 | 16:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në takimin që pati me Rektorin e UP-së, Qerim Qerimi, stafin dhe studentët e angazhuar në projektin për memorialin e dedikuar atyre.

    Kurti tha se krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit e gjenocidi nuk janë të kaluara dhe sipas tij, plagët nga to ende janë të njoma.

    “Ai theksoi se veçanërisht vrasjet e fëmijëve dhe shtatëzënave gjatë luftës janë gjenocid i kryer nga Serbia, krim ndaj brezave të ardhshëm, që nuk mund të harrohet e as të falet”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, në këtë takim u fol edhe për hartimin e dokumentit narrativ mbi memorialin për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovës.

    “U theksua se pas hartimit të dokumentit, do të bëhet shpallja e konkursit ndërkombëtar për projektin e memorialit të fëmijëve. Për prindërit, familjarët dhe dëshmitarët, Qeveria e Republikës së Kosovës ka hapur linjën telefonike: 046 222 006, si dhe e-mail adresën memoriali@rks-gov.net, ku mund të kontaktohet ekipet për të shkuar te familjet dhe për t’u inkuadruar në procesin e konsultimeve”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    • Çitaku, Vokrrit të VV-së: Kur sheh deklarata të tilla e kupton pse Kosova sot është më e izoluar se kurrë më parë
    • Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”
    • Hasani: Masakrën e Dubravës e kreu shteti serb, por sot gjykohet UÇK-ja
    • Bajrami: Mafia energjetike nuk kufizohet vetëm te Martini e Nagipi, është shumë më e gjerë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.