Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti: Kennedy vazhdon të jetë udhërrëfyes për politikanët progresivë në mbarë botën

    05/06/2023 | 12:19
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 55-vjetorin e vrasjes tragjike të ish-prokurorit të përgjithshëm dhe senatorit amerikan Robert F. Kennedy, gjatë kandidimit të tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Kurti, thotë se senatori Kennedy ka kontribuar më së shumti në progresin historik të SHBA-së.

    “Disa i shohin gjërat ashtu siç janë dhe pyesin, pse? Unë i ëndërroj gjërat që kurrë s’kanë qenë dhe pyes, pse jo?”.

    “Sot shënojmë 55 vjetorin e vrasjes tragjike të ish prokurorit të përgjithshëm dhe senatorit amerikan Robert F. Kennedy, gjatë kandidimit të tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I vrarë në një moshë të re, 42 vjeç, senatori Kennedy megjithatë ka kontribuar më shumë në progresin historik të ShBA-ve sesa gati çdo politikan tjetër i brezit të tij”, shkroi Kurti.

    “Arritjet e Robert F. Kennedy, në politikën e brendshme si dhe të jashtme, mbahen mend edhe sot, më shumë se gjysmë shekulli pas vdekjes së tij, si model i politikave parimore në një shoqëri demokratike”.

    “Si prokuror i përgjithshëm në administratën e vëllait të madh, presidentit John F. Kennedy, Roberti udhëhoqi një luftë tejet efikase kundër korrupsionit, sidomos në sindikatat e asaj kohe, të cilat ishin të kapura nga figura famëkeqe të krimit të organizuar. Gjatë mandatit të tij, dënimet për krime të organizuara u rritën për 800%”.

    Kryeministri kosovar tregoi se kontributi i Kennedyt ishte i madh edhe në politikën e jashtme, ku arriti të gjente një zgjidhje në Krizën e Raketave Kubane.

    “Po aq me rëndësi ishte kontributi i tij në politikën e jashtme. Duke u pozicionuar në mes të dy ekstremeve të dorëzimit dhe agresionit, Kennedy arriti të gjente një rrugëdalje nga Kriza e Raketave Kubane, duke shmangur një luftë të hapur bërthamore me Bashkimin Sovjetik. Kompromisi pa kapitullim: kjo ishte strategjia e tij e suksesshme në menaxhimin e krizës”.

    “Si senator dhe kandidat për president, Kennedy, bashkë me Martin Luther King, Jr., ishte ndër avokuesit më të zëshëm për të drejtat e të varfërve dhe afro-amerikanëve. Vizioni i tij për një shoqëri demokratike të qytetarëve të lirë dhe të barabartë, vazhdon të jetë udhërrëfyes për politikanët progresivë jo vetëm në ShBA, por në mbarë botën”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.