Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, i ka reguar Ministrit të Financave Hekuran Murati i cili thotë deklaroi se Policia e Kosovës kurr nuk pasur pagë më të mirë mesatare, e cila sipas Muratit për muaj ka kapur shifrën prej 840 euro bruto.
Krasniqi këtë deklarim të Ministrit Murati e ka quajtur hipokrizi duke shtuar se Policia kurr nuk ka qenë më e nëpërkëmbur dhe kurr nuk ka pasur trajtim më jo meritor se tani.
“Nuk është veç rren është edhe hipokrizi, me dalë dhe me deklaru se pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk janë mbështetur financiarisht asnjëherë më tepër se në këtë përiudh të qeverisjes, kur nuk iu përllogariten në pagë as orët e rrezikshmërisë, që ja tani është dashur me kuptu pozicionin e tyre pas kidnapimit të policëve nga forcat serbe, ja kurrë. ” ka shkruar Krasniqi.
“E vërteta është ndryshe, policia është e nëpërkëmbur. Trajtimi i tyre nuk është meritor. ” ka shtuar ndër të tjera Krasniqi.
Ajo poashtu ka thënë se takon shumë nga Policët që shpërbejnë në veri të cilët sipas saj janë atje jo pse mbështeten mjaftueshëm por përshka të idealeve dhe pse e duan vendin.
Postimi i plotë i Krasniqit: