Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    KFOR: Mbetet e paqartë se ku ndodheshin policët e Kosovës në momentin e arrestimit

    16/06/2023 | 19:37
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Me anë të një deklarate për shtyp, KFOR-i deklaron se bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku ndodheshin policët e Kosovës në momentin e, siç thonë, të arrestimit.

    Kjo, sipas tyre erdhi pasi kanë shqyrtuar vendndodhjen e ngjarjes së ndalimit të tre policëve të Kosovës më 14 qershor dhe pasi kanë biseduar me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe atyre të autoriteteve serbe.

    “Në këtë lokacion, afër Vijës Kufitare Administrative, si institucionet në Kosovë ashtu edhe autoritetet serbe kanë përgjegjësi të qarta për t’u koordinuar me KFOR-in. Ua rikujtojmë të dyja palëve për përgjegjësitë e tyre sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike ndërmjet Serbisë dhe KFOR-it, si dhe procedurat për koordinim ndërmjet Policisë së Kosovës, përfshirë Policinë Kufitare dhe KFOR-it”, thuhet në kumtesën për media.

    Po ashtu, KFOR-i thotë se ua rikujton të gjitha palëve që vendosja e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it.

    “U bëjmë thirrje palëve që t’u përmbahen këtyre marrëveshjeve dhe procedurave për të bashkëpunuar me KFOR-in. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga retorika provokuese dhe të shmangin çdo veprim të njëanshëm që mund të përshkallëzojë tensionin në zonë”.

    Tutje në deklaratë thuhet se në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, KFOR-i vazhdon të kryejë mandatin e tij si reagues i tretë – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.