Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ish-komandanti i FSK-së: Forcat serbe që rrëmbyen policët kanë hyrë në Kosovë gjatë natës

    15/06/2023 | 18:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se sipas informacioneve që ai ka, forcat speciale të Serbisë që kidnapuan tre zyrtarët policorë, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës gjatë natës.

    Kastrati në “Frontal” të T7, ka thënë se ky ka qenë një operacion i planifikuar dhe i urdhëruar nga Beogradi.

    “Kjo nuk mund të quhet arrestim sepse forcat speciale të Serbisë kanë hyrë brenda territorit të Kosovës. Sipas informatave që unë i kam, ata kanë hy disa orë më herët, derisa ka qenë nata janë pozicionu në pozicione të ndryshme dhe kanë qenë një operacion i planifikuar, i urdhëruar nga zingjiri komandues i tyre apo nga Beogradi zyrtar. Ata kanë hyrë me qëllim që t’i kidnapojnë këta policë”, ka thënë Kastrati.

    Sipas tij, plani ka qenë që nga fillimi për kidnapimin e policëve.

    “Ata e kanë ditë që policët e kanë një pikë statitike dhe çdo ditë janë duke e kontrolluar atë rrugë alternative për kontrabandimin e mallrave dhe njerëzve që serbët e kanë përdorë dhe ky operacion ka qenë mirë i planifikuar dhe mirë i përgatitur që me forcat e tyre elite antiterroritte të hyjnë brenda dhe t’i kidnapojnë këta tre zyrtarë policorë”, ka deklaruar Kastrati.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.