Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ish-deputeti i VV-së: Do e rrëzoja Kurtin sepse nuk është përgatitur për veriun

    07/06/2023 | 09:03
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli i cili është larguar nga grupi paralamnetar i Vetëvendosje, ka komentuar idenë e kryetarit të AAK-së Ramush Haradianj për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, pas zhvillimeve në veri.

    I pyetur se si do të përgjigjej nëse do të kontaktohej nga Haradinaj, Humolli ka thënë se nuk do të votonte për rrëzimin e Kurtit për shkak të veriut, por do të votonte për rrëzimin e tij që nuk është përgatitur për veriun.

    “Për problemin e veriut nuk mundem me votu Albin për me rrëzu. Albin Kurtin e votojë për me rrezu për shkak që nuk është përgatit për problemin e veriut. Albin Kurti ka dështuar për me kriju unitet kombëtar. Sot është përballë një bashkësie ndërkombëtare që është unike me Serbinë, kurse kombi jonë nuk është unik. Ka mosmarrëveshje me shtetin shqiptar për shkak të mos sqarimeve, sepse i beson më shumë një faktori të jashtëm”, ka thënë ai.

    Mocioni i mosbesimit i propozuar nga Haradinaj nuk ka gjetur përkrahje as nga dy partitë opozitare PDK e LDK.

    Pasi sipas tij, Amerika e njeh shumë mirë popullin e Kosovës, derisa shtoi që më befasuese ka qenë fitorja e Vetëvendosjes me 51 përqind.

    “Amerika ka diplomaci e informacione të fuqishme. Unë jam shumë i bindur që politika amerikane nuk ka qenë e befasuar me veprimet e Qeverisë, sa i përket zhvillimeve në veri. Amerika e njeh shumë mirë Kosovën, i njeh të gjithë faktorët. Befasi ka qenë prej kur ka fituar Vetëvendosje 51 përqind dhe ka filluar me politikë të njëjtë sikurse partitë tjera politike, që nuk i kanë zgjedhur problemet e Kosovës për 20 vite. Vetëvendosje i ka përdorur mjetet e njëjta. Pas fitores së VV-së, Serbia është mobilizuar te faktorët ndërkombëtar”, deklaroi Humolli

    Madje, Humolli deklaroi se Bashkësia Ndërkombëtare i ka dhënë më së shumti hapësirë faktorit serb në Kosovë.

    “Bashkësia Ndërkombëtare nuk është korrekte në zgjedhjen e problemeve në Ballkan”, theksoi ai t

    Ai ka thënë se Qeveria Kurti është mirë të dorëhiqet e jo të rrëzohet. /Teve1

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    • Moti sot i vranët dhe me shi
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.