Kryeministri Albin Kurti, nuk ka ndërruar qëndrim për çështjen e veriut, as pas kërkesave dhe sanksioneve të SHBA-së, drejt Kosovës.
Derisa ka deklaruar se tensionet në veri u shkaktuan nga grupet e armatosura të Serbisë, Kurti insiston që të paktën zvogëlimi i pranisë së Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale atje, ndodhë atëherë kur të largohen këto banda kriminale, transmeton klankosova.tv.
”Unë natyrisht që mund ta paramendoj zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës nëpër ndërtesat e komunave në veri, atëherë kur të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shovinizmit të djathtë ekstrem, të cilat e adhurojnë Millosheviqin e Putinin”.
”Ato, ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg”.
”Mirëpo, nuk ka mundësi që ne të mos i mbrojmë asetet dhe ndërtesat e Republikës nga bandat e tilla. Kur ato të largohen ose mbyllen, ne do të mund ta zvogëlojmë prezencën”.