Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Hyseni: Osmani do duhej t’ia kërkonte dorëheqjen Kurtit, pas deklaratës për Blinken

    07/06/2023 | 22:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, vlerësoi që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do duhej t’i kërkonte dorëheqje të menjëhershme, kryeministrit të vendit, Albin Kurti, pas deklaratës së tij, drejtuar sekretarit të shtetit, Antony Blinken, duke e quajtur atë “naiv”.

    Blinken pati thënë se “vendimi për të përdorur forcën për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të vendit, ishte marrë kundër këshillave të ShBA-së dhe partnerëve evropianë”. Me ç’rast, Kurti më tej ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj kësaj deklarate, shkruan teve1.info.

    “Gjëja e parë që do duhej ta bënte presidentja jonë “inegzistente”, Vjosa Osmani, pas deklaratës së Kurtit që Blinken është naiv, do duhej ta ftonte kryeministrin dhe t’ia kërkonte dorëheqjen. Tu referohesh përfaqësuesve zyrtarë të Amerikës ose të BE-së, si individ, është gabimi tjetër më i madh që u bë. Kurti në esencë dëshiron ta luajë rolin e një sovrani absolut, pa e pasur fuqinë të as një gjysmë sovrani. Ky është keq lexim i fuqisë së tij”, deklaroi Hyseni në emisionin “Këndi i Debatit”.

    I pyetur se a sheh racionalitet në veprimet e Qeverisë aktuale sa i përket veprimeve në veri, Hyseni deklaroi se kjo është një përpjekje dinake e Kurtit për ta futur në konflikt NATO-n me Serbinë.

    “Përpjekje e cila NATO mund ta lexojë shumë fish më mirë se unë. Nëse Albin Kurti mendon që do ta fusë në luftë NATO-n me Serbinë në veri, atëherë është gabuar 100 fish”, theksoi tutje Hyseni në Tëvë1./teve1.info/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • BE-ja dënon mbylljen e objekteve ilegale në veri, thirrje Kurtit: Shmangi masat përshkallëzuese
    • Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.