Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haziri për sanksionet e përfolura: Amerikanët e mbajnë fjalë, do të ketë ndëshkime

    09/06/2023 | 23:55
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për raportimet e shumta për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Kosovës nga SHBA dhe BE për shkak të papajtueshmërive me Qeverinë e Kosovës për situatën në veri.

    Haziri ka thënë se amerikanët e mbajnë fjalën e dhënë. Ai ka thënë se nuk beson që mund të ndëshkohet populli i Kosovës.

    “Nuk besoj që e dënojnë kolektivisht popullin e Kosovës. Kanë thënë që kemi probleme me liderë të caktuar, që e kërcënojnë paqen dhe sigurinë. Atë që e thonë amerikanët, e mbajnë fjalën. Nuk flasin pa mendu. Në Ballkan gjuha flet para mendjes, ndërsa atje mendohet shumë dhe kur flitet nuk ka kthim prapa”, ka thënë Haziri.

    “Ne nuk kemi hidhëruar vetëm një diplomat. Kemi shqetësuar kokëçarje për shumë partnerë tanë. Ndëshkime do të ketë. Nuk do t’i quaja sanksione”, ka shtuar ai në emisionin DPT te Fidani.

    Haziri ka thënë se Perëndimi po punon pa u ndalur që Serbinë ta shkëpus nga ndikimi i Rusisë, mirëpo, sipas tij, ajo nuk po amnistohet.

    Haziri ka thënë se Kurti duhet t’u rrijë prapa marrëveshjeve të arritura.

    “Perëndimi po punon shumë që Serbinë ta shkëpus nga ndikimi i Rusisë. Tani Serbia furnizon më së shumti Ukrainën me armë, të cilat paguhen nga SHBA dhe BE. Nuk është amnistuar Serbia, por gjatë kësaj kohe është arritur Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit. Kurti ka marrë obligime ndërkombëtare, të cilave duhet me u dalë zot”, ka deklaruar ai.

    “Partnerët ndërkombëtarë po e presin nga Kryeministri dhe Presidentja draft-Statutin e Asociacionit”, ka shtuar ai. /GazetaExpress

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    • Moti sot i vranët dhe me shi
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.