Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me anë të një postimi në Twitter reagoi lidhur me rrëmbimin e tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat e Serbisë.
“Për provokime si këto, të organizuara nga Serbia me qëllim të destabilizimit të situatës në veri, duhet të reagojë edhe faktori ndërkombëtar”, shkroi ajo.