Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim , i ka dalë në ndihmë një familjes në fshatin Akrashticë, e cila është rrezikuar nga vërshimet pas reshjeve të fundit.
Me të marrë lajmin, Komuna ka reaguar menjëherë duke ndërmarrë të gjitha masat për të hapur kanalin e mbyllur, me ç’rast është evituar rreziku i vërshimeve.
Komuna e Vushtrrisë, përmes Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në vazhdimësi ka bërë pastrimin dhe zgjerimin e lumenjve me qëllim që të shmanget mundësia që qyteti të përballet me vërshime.