Gjatë seancës së sotme të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, fjalën e mori edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, i cili vjen nga Vushtrria.
Gjyshinca në fjalimin e tij thotë se në ditët e fundit për fatin tonë jo edhe aq të mirë diskursi në opinionin tonë politik po dominohet nga një interpretim i padrejtë, i pasaktë dhe jo dashamirës për të ardhmen e vendit dhe se shetit tonë përherë i duhet edhe sovraniteti edhe partneriteti.
Gjithashtu Gjyshinca thotë se sot bie detyrë mbi ne të mos e pranojmë këtë lexim, këtë kornizim mendjengushtë, bie detyrë mbi ne të zgjedhurit e popullit që për mirëqenien e shtetit tonë sot të jemi më kërkues, më vizionar dhe më të vendosur.
“Të dashur kolegë, në hierarkinë e prioriteteve tona interesin e shtetit ta vendosim lartë të parin dhe ta bëjmë emëruesin tonë të përbashkët e sidomos në situata sikur kjo, kur jemi bashkë asgjë nuk është e paarritshme”, përfundon fjalimin Gjyshinca.