Numri i aksidenteve në Kosovë vazhdon të jetë i lartë.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ndodhën 44 aksidente trafiku.
Policia e Kosovës njofton se një aksident ishte me fatalitet, 22 tjerë me persona të lënduar dhe 22 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.
Po ashtu është bërë e ditur se brenda 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar edhe 1509 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit./Lajmi.net/