Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gërvalla: Jemi të hapur për zgjedhje të reja në veri, por duhen hapa të tjerë

    06/06/2023 | 16:11
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kosova është e hapur ndaj mundësisë së zgjedhjeve të reja në katër komuna veriore, por para kësaj duhet të ndërmerren hapa të tjerë, ka thënë të martën ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla-Schwarz.

    Ministrja Gërvalla duke folur pas takimit me ministrin e jashtëm çek në Pragë, tha se fundi i dhunës ishte kushti i parë për të konsideruar zgjedhje të reja.

    “Po, ne jemi të hapur për zgjedhje në këto katër komuna, por për të pasur zgjedhje të reja na duhen hapa në mes”, tha ajo.

    Ajo tha se Kosovës i duhet gjithashtu “një angazhim nga Serbia se ata nuk do të kërcënojnë më qytetarët serbë të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhje”, shkruan Reuters.

    Ndryshe, ministrja Gërvalla, për takimin me homologun e saj çek ka shkruar edhe në Twitter.

    “Ngrohtësia dhe mikpritja reflektojnë një marrëdhënie të veçantë mes dy vendeve tona. Thellimi i lidhjes sonë do të forcojë Perëndimin dhe Bashkimin Evropian në një kohë kritike”, ka shkruar ajo.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.