Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gashi kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend lidhur me zhvillimet në veri dhe kidnapimin e policëve

    15/06/2023 | 12:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të raportojë në Kuvend lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe kidnapimin e tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe.

    Në seancën e Kuvendit të enjten, Gashi në emër të LDK-së e ka dënuar fuqishëm agresionin e Serbisë, duke kidnapuar tre zyrtarë policorë brenda territorit të Kosovës, raporton Telegrafi.

    “Ky është një veprim agresioni i dënueshëm politikisht dhe ndërkombëtarisht dhe një veprim i cili në asnjë rrethanë nuk duhet të lejohet të përsëritet”.

    Në emër të LDK-së, Gashi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë që të bëjnë të pamundurën që të bëhet kthimi i zyrtarëve policorë sa më parë në Kosovë.

    “Po ashtu, kërkoj që kryeministri të vijë sa më shpejtë në një seancë të veçantë raportuese në Kuvendin e Kosovës e të raportojë për situatën në veri, gjendjen e zyrtarëve policorë për aq sa ka informacion, për masat që janë ndërmarrë dhe jemi të gatshëm që si Kuvend të marrin masa që janë të nevojshme”.

    Ai gjithashtu ka kërkuar që Kurti t’i raportojë deputetëve lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

    “Sepse kemi parë qëndrime zyrtare të SHBA-së dhe përfaqësuesve të BE-së lidhur me mundësinë e marrjes së masave sanksionuese për institucionet e Kosovës e kjo është ngjarje shumë shqetësuese që nëse ndodh do të jetë e rëndë dhe e patejkalueshme”.

    “Jemi në një situatë delikate ku na duhet informim për ngjarjet në veri dhe agresionin luftënxitës të Serbisë, duke kidnapuar policët. Na duhet informim për raportet e Qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë dhe na duhet pjekuri e kryeministrit e të mos tallet si herën e kaluar kur thoshte ‘a po doni me apo pa koordinim ndërkombëtar’?”./Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.