Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    EULEX: Gjykata të komunikojë me fjalë të thjeshta vendimet

    05/06/2023 | 15:52
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka folur për nevojën e domosdoshme që gjykatat të komunikojnë në gjuhë të thjeshtë vendimet që merren nga vet ky institucion.

    Shefja e zyrës për shtyp dhe informim publik dhe zëdhënësja e EULEX-it, Ioanna Lachana, e ka quajtur të domosdoshëm edhe vetëdijesimin e punës së gjykatave, sipas Kosovapress, përcjell Klan Kosova.

    “Kjo konferencë është ndërtuar rreth një pyetje: Pse vetëdijesimi i punës së gjykatave është i domosdoshëm apo i nevojshëm? Për shkak se pa vetëdijesim ne nuk mund të kemi besim. Thjesht e thënë, njerëzit nuk mund të besojnë atë çfarë nuk e kuptojnë. Kjo është po ashtu në rastin e gjyqësorit, kur gjykatat të flasin në mënyrë, kjo është gjuhë e bukur që vetëm njerëzit që kanë diplomuar në drejtësi mund të flasin dhe është shumë e vështirë për qytetarët që të vijnë më afër tek këto institucione”, ka thënë Lachana.

    “Komunikimi i oficerëve të gjykatave duhet të shkojë më tutje, që të bëjë punën e këtij institucioni të rëndësishëm, të kuptueshëm dhe kjo duhet të jetë rasti në çdo ditë të vetme. Puna e gjykatave duhet të komunikohet në mënyrë aktive dhe në mënyrë proaktive. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në disa raste”, ka thënë ajo”.

    Ajo po ashtu ka thënë që publiku në disa raste shpall dikë fajtor edhe pa ndodhur një gjë e tillë.

    “Kur qytetarët kanë pritje të ndryshme nga një aktgjykim dhe aktgjykimi është tjetër, si e komunikojmë shpalljen fajtor, kjo është një sfidë e madhe për gjyqësorin. Për shkak se nëse gjykata liron të pandehurin, atëherë kjo duhet të kombinohet me komunikim efektiv duke detajuar me fjalë shumë të thjeshta vendimin”.

    “Në këtë mënyrë qytetarët do t’i ekspozohen mirëpritjes së informatave në një rast që është në shenjë të publikut”, ka vijuar të thotë ajo.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
    • Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
    • Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën
    • Arbër Vokrri shkarkohet nga pozita e zv.ministrit, pasi akuzoi ndërkombëtarët se nxitën trazira në veri
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.