Sipas një video të publikuar në media shihet se ristrukturimi i degës së LDK-së nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kjo pasi, pikërisht sot në degën LDK në Vushtrri, ka pasur eskalim të situatës.
Këtë e konfirmoi edhe sekretari i degës, Avdi Avdiu. Ky i fundit, përmes një postimi në “Facebook” tha se Tahiri po synon që me anëtarët jolegjitimë të degës po synon t’i organizojë zgjedhjet e brendshme.
“Shumica e anëtarëve të kryesisë të cilët janë legjitimë, deklarojnë se u përbuzë vullneti i shumicës nga individi i cili humbi pushtetin në zgjedhjet e fundit, që me të njëjtën arrogancë e injorancë po e shkatëron degën e LDK-së në Vushtrri” shkruan ndër të tjerash Avdiu.