Një nxënëse është sulmuar me gurë nga dy bashkëmoshatarë derisa po shkonte në shtëpi pas përfundimit të procesit mësimor, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo rastin e ka lajmëruar në polici, dhe ka marrë tretman mjekësor pas të cilit është liruar për në shtëpi.
Policia nuk ka hasur dy të dyshuarit.
“Vushtrri 13.06.2023 – 12:25. Viktima femër kosovare- e mitur ka raportuar se përderisa ka qenë duke shkuar në shtëpi është sulmuar fizikisht dhe është gjuajtur me gurë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë po ashtu nxënës. Sipas viktimës deri te sulmi ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin pasur në shkollë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar. Të dyshuarit nuk janë hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.” – thuhet në raportin policor.