Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    E rëndë: Kishte rënë në bunarin e shtëpisë së saj, humb jetën gruaja në Vushtrri

    06/06/2023 | 22:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Studime e Ulët në komunën e Vushtrrisë, ku një grua ka humbur jetën tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë dalë në vendin e ngjarjes posa kanë pranuar thirrjen për ndihmë dhe pasi trupi është nxjerrë nga ekipi i zjarrfikësve dhe Policisë, kanë kryer ekzaminimet për shenjat vitale.

    Mjeku i ekipit mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Në anën tjetër, në kuadër të veprimeve hetimore, Policia ka marrë deklaratat e familjarëve të të ndjerës, të cilët kanë deklaruar se 64-vjeçarja ishte në gjendje stabile dhe nuk ka pasur ankesa për ndonjë problem.

    Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti dhe me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti
    • NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
    • Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
    • Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
    • “Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.