Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Dugolli: Për zbatimin e ligjit nuk koordinohemi as me KFOR-in

    15/06/2023 | 23:43
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të koordinohen me askënd për zbatimin e ligjit.

    Dugolli ka deklaruar se zbatimi i ligjit është primar për Kosovën.

    “Koordinim për zbatimin e ligjit nuk do të ketë. Zbatimi i ligjit është primari. Çdo kush që i futë gishtat dhe mendon që duhet të ketë koordinim para zbatimit të ligjit, është çështje e gabuar”, ka thënë ai.

    Dugolli ka thënë se për zbatimin e ligjit nuk mund të ketë koordinim as me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

    “Ne nuk biem në atë grackë, pasi që i bie se po bëjmë pazar me zbatimin e ligjit. Arrestimi i njerëzve, biografitë kriminale të të cilëve, asnjëherë s’do të ketë koordinim. As me KFOR-in, sepse ka mandat tjetër, e Policia e Kosovës ka mandat tjetër”, ka thënë ai në DPT te Fidani në T7.

    “Serbia është ajo që e dëshiron destabilizimin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    • Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani
    • Edhe një përpjekje tjetër nesër, kuvendi lëshon njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.