Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Çeku thotë se Kurti së shpejti do të këtë përgjigje për zhvillimet e fundit

    07/06/2023 | 13:22
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka thënë se së shpejti kryeministri Albin Kurti do të ketë përgjigje për zhvillimet e fundit në vend.

    Pas mbledhjes së Qeverisë, ai ka dalë në një konferencë për media, ku ka treguar se në Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje mbahen takime të rregullta ku diskutohen të gjitha çështjet që e preokupojnë vendin, njofton Klan Kosova.

    “Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje mban takime të rregullta dhe në të gjitha këto takime ku është prezent edhe kryeministri Albin Kurti diskutohen të gjitha çështjet aktuale politike, përfshirë edhe zhvillimet e ditëve të fundit”, ka thënë Çeku.

    Tutje, ai ka thënë se kryesia e LV-së është forumi më i rëndësishëm i shkëmbimit të diskutimeve edhe i dhënies së sugjerimeve dhe ideve.

    “Por sot jemi këtu në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në cilësinë e ministrave për të prezantuar rezultatet e kësaj mbledhjeje të qeverisë dhe nuk do të doja të flisnim për çështje që lidhen me partinë”, ka thënë ministri.

    “Mirëpo ajo çfarë mund të ju siguroj është që kryeministri Kurti shumë shpejt do të ketë përgjigje për çështjen për të cilën ju po diskutoni, edhe për faktorin ndërkombëtar edhe për gazetarët sepse ai është më kompetenti në mesin tonë për ta sqaruar edhe më tutje këtë çështje”, ka shtuar ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.