Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Borrelli pati tri kërkesa, Von Cramon e shton edhe një: Të hetohen sulmuesit e KFOR-it

    02/06/2023 | 16:10
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon krahas tri kërkesave të bëra nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, për qetësimin e situatës në veri, ajo e ka shtuar edhe një.

    Cramon, si kërkesë për qetësim të situatës ka thënë se duhet edhe një hetim dhe ndjekje e plotë të autorëve që sulmuan ushtarët e KFOR-it të hënën e 29 majit në Zveçan.

    “Një kërkesë shtesë, por thelbësore: Hetimi dhe ndjekja e plotë e autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it”.

    “Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka bëjnë trupat tanë dhe u urojmë atyre shërim të shpejt”, shkroi Cramon, transmeton Klankosova.tv.

    Kujtojmë se të hënën në Zveçan janë lënduar 30 ushtarë të KFOR-it nga protestues të maskuar serbë, ku tre prej tyre janë plagosur me armë zjarri.

    Ndërsa, Borrell dje pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, homologun e saj francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz e presidentin serb, Aleksandar Vuçiq doli me tri kërkesa për Kosovën.

    Ai kërkoi zgjedhje të reja, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në to dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Borrell paralajmëroi se në rast se nuk plotësohen këto kërkesa, do të ketë “pasoja serioze në marrëdhëniet tona”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    • Çitaku, Vokrrit të VV-së: Kur sheh deklarata të tilla e kupton pse Kosova sot është më e izoluar se kurrë më parë
    • Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”
    • Hasani: Masakrën e Dubravës e kreu shteti serb, por sot gjykohet UÇK-ja
    • Bajrami: Mafia energjetike nuk kufizohet vetëm te Martini e Nagipi, është shumë më e gjerë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.