Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, pasditen e sotme e ka vizituar bletarin z.Adnan Kajtazi, nga fshati Oshlan.
Ai kultivon rreth 350 bletë dhe posedon 340 koshere. I njëjti ka qenë përfitues direkt i subvencioneve me 4 euro për koshere të bletëve.
Nga Oshlani, i pari i Vushtrrisë bëri të ditur se edhe këtë vit Komuna do të vazhdojë të subvencionojë me 4 euro kosheren.
Kryetari Idrizi, u shpreh se do të vazhdojë të jetë në mbështetje të bletarëve.