Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Berisha: Serbët janë futur në territor të Kosovës, policëve u kanë dalë pas shpine

    14/06/2023 | 22:27
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, duke u bazuar në informacionet që pretendon se i posedon, ka deklaruar se xhandarmëria e Serbisë ka hyrë në territor të Kosovës dhe u kanë dalë prapa shpine policëve të Kosovës dhe pastaj i kanë rrëmbyer.

    “Kam kontakte me policinë, ata janë kapur nga vija e kufirit 150 metra në territor të Kosovës. Sipas informacioneve, policët i kanë vërejtur lëvizjet e tyre në drejtim të kufirit. Duhet përcjellë komunikimin që janë bërë në ato rrethana. Ata janë futur në territorin e Kosovës, i kanë dalë pas shpine, pas një joshje, këto janë veprime taktike dhe i kanë kapur”, ka thënë ai.

    Tutje, ai ka thënë se nuk është hera e parë që Serbia vepron ngjashëm si në këtë rast.

    “Nuk është e mundur t’i ofrohesh policisë përballë kur ka armë në dorë. Kur thërret nga pas shpine, ndal se të vras, çdo lëvizje është vdekjeprurëse. Nuk është hera e parë që Serbia ka bërë këso veprime. Aziz Kelmendin e kanë vrarë, e kanë vendosur te rrethojat e kazermës. Kanë gjuajtur në rojën e postës dhe e kanë faturuar se ai ka gjuajtur dhe e kemi vrarë në ikje. Kjo është njëlloj “Pande” për ta arsyetuar atë çfarë po do me arrit Serbia”, ka thënë ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.