Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Atiq për zgjedhjet e reja në veri: S’varet prej nesh – energjinë e kemi te realizimi i premtimeve

    06/06/2023 | 18:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se në këtë komunë tash dokumentet lëshohen me vulën e re, atë të Republikës së Kosovës.

    Sipas tij, deri më tani dokumentet janë vulosur me vulën e zyrës administrative, teksa shtoi se tash e tutje, vula është e njëjtë si nëpër të gjitha komunat.

    Atiq foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, për të cilat tha se nuk varet prej tyre.

    “Nuk varet prej neve. E jona është ajo që i kemi edhe rreth dy vite qeverisje. E imja është të mundohem që t’i përmbushi ato premtime që i kam bërë gjatë fushatës. Aty e kemi gjithë energjinë. Të gjitha temat që tejkalojnë në tema gjeopolitike, nuk janë në sferën e kryetarit”, tha Atiq.

    Tutje, ai foli edhe për polemikat në seancën e kuvendit, ku kryeministri Kurti u akuzua se kryetari i Mitrovicës së Veriut që vjen nga partia e tij, nuk është duke e kryer punën në ndërtesën kryesore.

    “Ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është kjo. Të gjithë ata që kanë skepticizëm me zyrën time si kryetar komune, i bëj ftes të na bëjnë një vizitë edhe për urim dhe mund ta shohin punën që po e bëjmë. Thirrja lë të jetë për të gjithë, normal edhe për kryeministrin”, tha Atiq./Klankosova.tv.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti krejt indiferent ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Kush ia ‘shkuli veshin’ sipas Visar Ymerit?
    • Tragjedi në Prizren – vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës
    • Sali Berisha pezmatohet nga Exit Poll i Haxhiut: Batoni, gënjeshtar i gatshëm
    • Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren
    • AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.