Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka thënë se akti i dhunës ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut, i shfaqur tashmë edhe përmes videos, shpërfaqë veprimet e grupeve kriminale që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve për vite me radhë.
Atiq ka shkruar në Facebook se veprimet e tilla kriminale janë të papranueshme dhe të dënueshme.
Ai tutje thotë se qyteti i perket qytetarëve dhe jo bandave kriminale.
“Akti i dhunës ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut, i shfaqur tashmë edhe përmes videos, shpërfaqë veprimet e grupeve kriminale që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve për vite me radhë. Veprimet e tilla kriminale janë të papranueshme dhe të dënueshme. Qyteti ynë ju përket të gjithë qytetarëve dhe asesi bandave kriminale që tentojnë ta mbajnë dhunshëm kontrollin mbi të. Qytetarëve tanë ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pres zbardhjen e rastit nga organet kompetente dhe sjelljen e kriminelëve të tillë para drejtësisë” shkruan Atiq në Facebook