Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    ASK: Çmimet e importit në Kosovë u ngritën për 1.1%

    03/06/2023 | 12:37
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) 2023.

    Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1.1% në TM1 2023, krahasuar me TM4 2022. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (16.6%); letra dhe artikujt e saj (8.2%); lëkura dhe artikujt e saj (5.2%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (3.4%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (2.9%); produktet e industrive kimike (2.0%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.6%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.1%); mjetet e transportit (1.0%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikorë dhe mekanizmat e orës (1.0%); vajrat ushqyese (0.3%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (0.1%).

    “Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: druri dhe artikujt e tij (-5.4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-3.7%); këpucët (-3.5%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1.7%); dhe produktet minerale (-0.9%)”, njofton ASK, raporton RTKlive.

    Ndërkaq, krahasuar TM1 2023 me TM1 2022, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 8.6%.

    Sipas ASK-së, ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (25.2%); letra dhe artikujt e saj (21.2%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (17.7%); vajrat ushqyese (14.6%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (13.0%); produktet minerale (12.8%); produktet e industrive kimike (9.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (7.7%); këpucët (7.4%); mjetet e transportit (7.1%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (6.4%); druri dhe artikujt e tij (6.3%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (5.7%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (4.4%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.6%).

    “Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: lëkura dhe artikujt e saj (-4.3%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-1.5%); si dhe metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1.3%)”, njofton ASK.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.