Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Arrestohet personi që dyshohet se plagosi 51-vjeçarin në Skenderaj, i konfiskohet arma

    01/06/2023 | 09:48
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Kosovës ka arrestuar personin që dyshohet se ka plagosur të mërkurën mbrëma një 51-vjeçar në Skenderaj.

    Policia ka njoftuar të enjten se i arrestuari është 31-vjeçari me inicialet L.R.

    “Një person i dyshuar është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Skenderaj, arrestimi i të dyshuarit L.R., 31 vjeçar, është bërë pasi që i njëjti me armë zjarri ka plagosur viktimën mashkull kosovar”, thuhet në komunikatën për media.

    Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, e më pas është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.

    “Ndërsa, në cilësi të provave materiale Policia ka konfiskuar një armë të shkurt zjarri modeli Cervena Zastava 7.62, një karikator, dy fishekë dhe një gëzhojë”, bëhet e ditur tutje.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për vepër penale “Vrasje ne tentativë”./Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    • Punimet në rrjet: Këto lokalitete të Vushtrrisë mbesin pa rrymë nesër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.