Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, dyshohet se bashkë me një tjetër falsifikuan kartëmonedhën 50 euroshe

    17/06/2023 | 17:02
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se ka arrestuar një person në Vërmicë, si të dyshuar për falsifikim të parave.

    Policia njofton i arrestuari është 33-vjeçari me inicialet R.N., shtetas i Shqipërisë.

    I njëjti thuhet se ka qenë në kërkim policor lidhur me një rast të dajës 22 maj 2023, kur ishte arrestuar një i dyshuar për falsifikim të parave si dhe ishin sekuestruar 94 copë kartëmonedhë me vlerë nga 50 euro (94 x 50 = 4700), të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.

    “Sot, më 17.06.2023, po ashtu falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare dhe DHKEK, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në ora 02:00 është ndaluar i dyshuari: R.N., (viti i lindjes 1990, mashkull shtetas i Shqipërisë). I njëjti dyshohet dhe ka qenë në kërkim policor lidhur me rastin e datës 22 maj 2023. Ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parave’ dhe pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës, me aktvendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në komunikatën për media.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
    • Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
    • Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën
    • Arbër Vokrri shkarkohet nga pozita e zv.ministrit, pasi akuzoi ndërkombëtarët se nxitën trazira në veri
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.