Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Arrestimi i tre llapjanëve në Merdare, MPJD: Serbia vazhdon të ketë qasje destruktive

    14/06/2023 | 15:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Disa kosovarë janë arrestuar nga policia serbe në pikën kufitare në Merdare.

    Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    MPJD tha se lidhur me rastin është njoftuar përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, por pa dhënë detaje se sa persona janë arrestuar aty.

    “MPJD mbetet e angazhuar që bashkërisht me institucionet e nivelit më të lartë të vendit të trajtoj me prioritet çështjen e arrestimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës në Serbi, veprime të cilat janë shpeshtuar muajve të fundit”, thuhet në përgjigje.

    Ministria e Jashtme thekson se lidhur me rastet e arrestimeve janë njoftuar edhe misionet diplomatike në Beograd.

    “Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd, në vazhdimësi është duke ndjekur zhvillimet e procedurës për rastet e arrestimeve, për të cilat janë njoftuar edhe Delegacioni i BE-së dhe misionet tjera diplomatike në Serbi si dhe po ashtu është dërguar shkresë zyrtare edhe tek Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë”.

    Ministria e Jashtme dhe Diasporës shton se Serbia vazhdon të ketë qasje destruktive.

    ” Të mos i respektojë marrëveshjet e arritura përmes Procesit të Berlinit, konkretisht atë për lëvizje të lirë në WB6 dhe duke e marrë parasysh këtë qasje, MPJD përsërit apelin për qytetarët e Republikës së Kosovës që të shmangin kalimin nëpër territorin e Serbisë dhe të përdorin rrugë alternative për udhëtim”, thonë nga MPJD.

    Në anën tjetër kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, tha se janë arrestuar tre qytetarë llapjanë.

    Bulliqi tha se dyshon se këto arrestime kanë pasur të bëjnë me situatën në veri.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.