Futbollisti shqiptar, Arbnor Muja ka reaguar përmes një statusi në lidhje me deklaratën e trajnerit të Kosovës, Alain Giresse.
Giresse sot në konferencë për media tha se Arbnor Muja ka kërkuar vendin startues, prandaj nuk është ftuar, shkruan Lajmi.net
Por, Muja përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka bërë një reagim duke përgenjështruar deklaratën e Giresse.
“Deklarata e selektorit, Giresse që unë i kam kërkuar vendin e titullarit në ndeshjet e qershorit, është e pavërtetë. Me selektorin Giresse dhe ndihmësin e tij kam biseduar gjatë pjesëmarrjes time në ndeshjet e marsit, kërkesa ime ka qenë se ku qëndrojnë planet e selektorit Giresse për ndeshjet e ardhshme. Edhe pse nuk jam paraqitur kundër Izraelit dhe Andorrës dhe i kam treguar që mendoj se ka qenë e padrejtë mosprezenca ime në ndeshjet e marsit”, ka shkruar Muja në rrjetet sociale