Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    30-vjeçari nga Skenderaj s’u bën ballë plagëve të marra në aksident, humb jetën në spital

    06/06/2023 | 23:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën rajonale Skenderaj – Drenas, saktësisht në fshatin Polac, ku si pasojë ka mbetur i lënduar rëndë një person. 30-vjeçari është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, e më pas për shkak se ishte në rrezik për jetë, është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së bëjnë me dije se viktima nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra në aksident dhe si pasojë ka ndërruar jetë sonte në spital.

    Rastin tragjik e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se nga aksidenti kishte mbetur i lënduar edhe pasagjeri.

    “Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri . Ndërsa sonte rreth orës 22:00, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në QKUK ka vdekur i shoferi i veturës”, tha Zahiti.

    Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast i ndjeri kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me anësoret e rrugës.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
    • Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
    • Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën
    • Arbër Vokrri shkarkohet nga pozita e zv.ministrit, pasi akuzoi ndërkombëtarët se nxitën trazira në veri
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.