Të enjten, asamblistët e Komunës së Mitrovicës së Veriut, kanë miratuar kërkesën për hapjen për qarkullim të urës kryesore mbi lumin Ibër. Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit i është dorëzuar tashmë Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.
MAPL ka pranuar sot këtë vendim të Kuvendit Komunal në Mitrovicë, por ende nuk është dhënë një qëndrim për këtë.
Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin e dërguar në MAPL.
Aty theksohet se vendimi është miratuar me shumicë votash.