Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pas ngjarjeve në veri të Kosovës, reagon Vuçiq

    26/05/2023 | 20:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Partia udhëheqëse e Serbisë, SNS ka mbajtur një tubim në kryeqytet Beograd.

    Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një fjalim para mbështetësve gjersa ka folur edhe gjendjes në veri të Kosovës, raporton N1.

    “Sikur me qëllim kanë pritur ditën që një numër i konsiderueshëm i burrave nga veriu i Kosovës do të vinin në Beograd”, tha presidenti i Serbisë, Vuçiq, duke folur për incidentet që ndodhën në veri të Kosovës.

    Ai theksoi se përfaqësuesit e Quintës kanë heshtur për të gjitha këto dhe tani po e dënojnë, por pasi shqiptarëve u lanë të mbaronin punën.

    Presidenti njoftoi se pas këtij takimi do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Kosovën.

    “Për shkak të kësaj, dhe për shkak të gjithçkaje që na ka ndodhur, ne kemi nevojë për unitet, bashkim, bashkim më shumë se kurrë”, tha Vuçiq para turmës.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka intervenuar për të larguar huliganët serbë nga dyert e ndërtesave komunale të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, të cilët kishin bllokuar hyrjet e ndërtesave të komunale dhe nuk lejonin kryetarët të kryenin detyrat e tyre nga zyret. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Rruga përpara, ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga grupet kriminale
    • Nasuf Bejta merr pjesë në Kongresin e 19-të të Akademisë së Shkencave të Ballkanit për pasurimin e mineraleve
    • Lajçak: Legaliteti s’do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin
    • Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova
    • Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.