Moska zyrtare ka komentuar zhvillimet e tensionuara në veri të Kosovës.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova e ka akuzuar NATO-n, për siç thotë veprime ”joprofesionale”, duke shkaktuar ”dhunë të panevojshme dhe përshkallëzim” të situatës, transmeton klankosova.tv.
“Perëndimi duhet t’i japë fund propagandës së saj të rreme për Kosovën”, akuzoi ajo.
”…dhe të ndalojë t’ua atribuojë incidentet në Kosovë, serbëve të dëshpëruar që në mënyrë paqësore dhe pa armë në dorë përpiqen të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre legjitime”, citon revista italiane ilmondo, pretendimet e Zakharovas.
Kujtojmë që rreth 30 ushtarë të KFOR-it, mbetën dje të plagosur, disa prej tyre rëndë, si pasojë e dhunës që ushtruan huliganët serbë drejt tyre në komunat veriore.