Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Avni (Semir) Imeri.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Imeri, pas ndarjes nga jeta të familjarit të tyre, Avni Imeri, ish-pjesëtar i UÇK-së.
Në telegramin e ngushëllimit, kryetari Idrizi thekson se bashkëndjen dhimbjen me familjen Imeri për humbjen e tyre, derisa vlerëson lartë jetën dhe veprën e Avni Imerit për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Avni Imeri ishte ndër të parët që ju bashkëngjit UÇK-së dhe gjithë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare.