Istogu është kampion në kategorinë e femrave, në Superligën e Hendbollit të Kosovës.
Istogaset kanë fituar ndaj Vushtrrisë ndeshjen e dytë finale duke u shpallur kështu edhe zyrtarisht kampione të Superligës së Femrave në Hendboll.
Në ceremoninë solemne të ndarjes së Kupës ishte dhe Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraqini.