Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka përuroi Projektin ‘’Ndërtimi i shëtitores dhe shtegut për biçikleta Vushtrri- Nedakoc, bri lumit “Sitnica’’ në komunën e Vushtrrisë.
Ministri Damka dhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi përuruan përfundimin e punimeve të projektit “Ndërtimi i shëtitores dhe shtegut për biçikleta Vushtrri- Nedakovc, bri lumit Sitnica ’’, projekt ky i financuar nga MZHR në vlerë prej 120,000.00 € dhe i bashkëfinancuar nga komuna e Vushtrrisë shumën prej 45,992.42€.
Siç raporton VushtrriaPress, Ministria e Zhvillimit Rajonal është e përkushtuar të mbështes projekte të ngjashme dhe të reja kapitale të ideuara nga Komunat, projekte këto që do të ndikojnë në rregullimin e infrastrukturës, krijim të një ambienti më të mirë për të gjithë dhe zhvillimit socio-ekonomik në përgjithësi.
Ministri z.Damka gjatë inaugurimit u shoqërua nga Besim Kamberaj – zv.Sekretar i MZHR-së, Ergin Bunjaku – këshilltar i lartë i ministrit si dhe përfaqësues nga kabineti i ministrit dhe stafi civil i MZHR-së.