Gjatë ditës së sotme, përmes një postimi në Facebook, Ferit Idrizi, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë ka njoftuar se në Selanik me rektorin, prof. dr Ioannis Ververidis, nënshkruajtën Marrëveshje bashkëfinancimi për 10 bursa studimi për studentët vushtrrias.
Idrizi gjithashtu ka thënë se 5 nga këto bursa janë të plota 100% dhe mbulohen 50% nga Komuna e Vushtrrisë dhe 50% nga CITY COLLAGE, në Drejtimin e shkencave kompjuterike, 3 bursa për nivelin (Bachelor), dhe 2 bursa për studimet post-universitare (Master) në drejtimet:
-Msc në zhvillimin e ueb-it dhe aplikacioneve mobile;
-Msc në intelegjencën artificiale dhe shkencën e të dhënave.
Ndërsa 5 bursat tjera mbulohen 50% nga City Collage dhe 50% nga vetë studenti. Këto bursa ofrohen në nivelet Bachelor dhe Master, Administratë të biznesit dhe ekonomisë, si dhe Bachelor-Psikologji.
“Për mënyrën e aplikimit dhe fushat më specifike të studimeve do të njoftoheni me kohë nga Drejtoria e Arsimit” shkruan Idrizi.
“Arsimi mbetet prioriteti im, dhe ky përbën një hap shumë të rëndësishëm për studentët vushtrrias” shkruan krejt në fund të postmit Kryetari Idrizi.