Projekti i nisur dy vite më parë i dy të rinjvëe vushtrrias, Fatbardha Dallku-Bajrami, dhe Ensar Bajrami, me suksesi ne tij ka shpërthyer duke kaluar edhe kufijtë kombëtarë.
Në mbrëmjen edicionit të 11-të e ICT Awards ky projekt është shpërblyer me mirëmnjohje për Projektin më Inovativ dhe Kreativ me ambiente moderne në Trevat Shqiptare, sukses për të cilin ka njoftuar edhe Innovation Academy përmes faqes në facebook.
“Një rrugë e gjatë plot 4 vite e punës së palodhshme, suksesi i arritur falë stafit të mrekullueshëm dhe përkushtimit të palodhshëm. Po ashtu, falë nxënësave tanë të talentuar që qdo ditë na motivojnë për të arritur suksese të tilla.” shkruan Innovation Academy.
“Themeluar në 2019-ën në qytetin historik të Vushtrrisë, mbështetur mbi programe dhe kurrikula moderne, misioni i kësaj akademie me një kontribut të çmuar drejt ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë, është përgatitja e të rinjve me aftësitë e nevojshme që të jenë konkurrues në tregun lokal dhe ndërkombëtar.” shkruan në njoftimin e faqes zyrtare të ICT Awards.